Category: Lajme
Thirrje anëtar bordi ISKK
Shkarkoni PDF: Thirrje-anetar-bordi-ISKK
Njoftim
Instituti i Integrimit ish te Perndjekurve Politike, njofton te gjithe te interesuarit se ka nisur procedurat ligjore per studimin e tregut per gjetjen e ambienteve (zyrave) me qira, per ushtrimin e veprimtarise se punes, per vitin 2023.
Sa me siper, jane te lutur te gjithe operatoret ekonomik te interesuar te sjellin prane ambienteve aktuale te IIPP, oferta ekonomike, ne forme shkresore, te cilet duhet paraprakisht te permbushin kriteret si me poshte vijon:
- Ambienti me qira të jetë afër me zyrat ekzistuese të IIPP-së në mënyrë që të jetë i aksesueshëm lehtësisht nga komuniteti i të përndjekurve politikë (brenda unazës aktuale të Tiranës).
- Të jetë afër me Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimit, Ministria e Financave për shkak të bashkëpunimit që IIPP ka me këtë Drejtori.
- Të ketë ambiente të mjaftueshme për ofrimin e të gjitha shërbimeve që ofron IIPP-ja.
- Ambientet duhet të jenë të lira para datës 1 Janar 2024.
- Sipërfaqja e kërkuar të jetë afërsisht 200 -300 m2.
Ky njoftim eshte i vlefshem deri ne daten 20.12.2023.
Programi I Transparences
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 13.03.2023 | Kerkese informacion mbi automjetet në pronësi të IIPP | 1 13.03.2023 | IIPP aktualisht nuk zotëron në pronësi të saj asnjë automjet. | – |
[1] Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve
[2] Data e regjistrimit të kërkesës
[3] Përmbledhje e objektit të kërkesës duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi
[4] Data e kthimit të përgjigjes
[5] Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi
[6] Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar
[7] Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.
THIRRJE PËR APLIKIM
Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, njofton të gjithë të interesuarit për të qënë pjesë e anëtarëve të bordit pranë ISKK-së, si përfaqësues të IIPP-së të aplikojnë duke marrë në konsiderat këto kritere të parashikuara në ligjin Nr. 10 242, datë 25.2.2010 “PËR INSTITUTIN E STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI”:
1- Vërtetim për dhënie Statusi të personit aplikues ose familjarë tij.
2- Të jetë personalitet i njohur nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile
3- Që zotërojnë aftësi profesionale dhe kanë dhënë kontribut në shoqëri sidomos për çështjen e trajtimit të rehabilitimit moral të ish të përndjekurve politikë.
4- Kushtet e përcaktuara për nëpunësin e lartë të shërbimit civil
5- Të plotësoj kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 18 të Ligjit nr. 10242 datë 25.02.2010
6- Të mos ketë qenë anëtar ose bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit ose vendet e Traktatit të Varshavës.
Të gjithë të interesuarit të dorëzojnë dokumentacionet pranë Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, si më poshtë:
1- Curriculum Vita-e
2- Dëshmi Penaliteti
3- Vërtetim nga Autoriteti i Dosjeve
4- Kopje të dokumentacionit mbi kualifikimet.
5- Kopje të botimeve që trajtojnë përndjekjen politike
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
BILAL KOLA
Programi i Transparences
Thirrje për prezantime për Konferencën shkencore
Thirrje për prezantime për Konferencën shkencore:
“Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990
Ndër problematikat e marrёdhёnieve sё shoqёrisё shqiptare me tё shkuarёn komuniste, diskursi mbi pjesёn represive tё regjimit duket se ёshtё komponenti mё e vёshtirё. Opinioni publik tregon një lloj refuzimi për t’u pёrfshirë nё debate mbi dhunën shumëplanëshe që ushtronte regjimi ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe familjeve të tyre, mbi sistemin e burgjeve dhe atё tё internim/dëbimeve, mbi vuajtjet e njerëzve në këto burgje dhe kampe dhe keqtrajtimet e shumta që ata vuajtën në to.
Puna e detyrueshme është përdorur gjerësisht në Shqipërinë komuniste, menjëherë pas vendosjes së regjimit. Kampet e punës ishin vende ku dënimi kryhej duke bërë punë të detyruar si bonifikim, ndërtime veprash publike, nxjerrje mineralesh, bujqësi etj. Ato ndërtoheshin shpeshherë pranë vendit ku të burgosurit duhet të punonin. Kampet e tilla kanë qenë të përkohshme (të ndërtuara me çadra apo barake, të rrethuar nga tela me gjemba dhe rreptësisht të kontrolluara nga ushtarë të armatosur), ndërsa në raste të tjera ishin të vendosura në formë të përhershme, sidomos afër minierave. Kampet e para të punës për të burgosurit ishin ato të Jubës, afër Durrësit (1946); ai i Maliqit afër Korçës (1946); Bedenit dhe Lekajt afër Kavajës (1948), Valshuk, Berat (1948) e shumë të tjerë. Puna e detyruar aplikohej edhe në vendet e internimit gjatë periudhës 1945-1953. Të gjithë të internuarit pavarësisht nëse ishin burra, gra, të moshuar apo fëmijë jetonin në vende të rrethuara me tela me gjemba dhe detyroheshin të punonin në punë tejet të rënda. Kampe të tilla pune për të internuarit kishte në Tiranë, Tepelenë, Cërrik etj.
Kampet e punës për të burgosurit ishin fenomeni më i dhimbshëm i regjmit komunist. Një raport i Departamentit të Shtetit drejtuar Kombeve të Bashkuara në vitin 1955 shprehet me nota shqetësuese për përdorimin e punës së detyrueshme në burgjet dhe kampet e internimit në Shqipëri. Sipas tij, “puna e detyrushme përdoret në masë në Shqipëri që kur regjimi i sotmë komunist erdhi në fuqi në Nëndor 1944. Janë botuar një numur ligjesh dhe vendimesh të cilat legalizojnë punën me përdhunë, dhe Kodi Penal i ri Shqiptar që u adoptua në Maj 1952, bazuar në Kodin Penal Sovjetik bën parashikime me mjeshtëri për “punë korrektonjëse” dhe internime qytetarësh në kampe koncentrimi dhe pune. Edhe fëmijët që kanë mbërritur moshën 12 vjeç janë të përgjegjshëm kundrejt masave për në kampet “me punë korektonjëse” t’akuzuar për krime kundër shtetit”.
Gjatë 28 viteve që pasuan rënien e regjimit komunist në Shqipëri, komuniteti i studiuesve nuk ka qenë shumë i fokusuar në këto çështje delikate. Në Shqipëri mungojnë studime serioze mbi punën e detyruar dhe sistemin e internim-dëbimeve; nuk janë ndërtuan ende vende të kujtesës mbi regjimin komunist; nuk janë zhvilluar aktivitete të mirëfillta shkencore mbi këto problematike dhe, vetëm së fundi, po bëhet një punë sistematike për mbledhjen e dëshmive dhe kujtimeve të personave që kanë vuajtur në burgjet dhe kampet e internimit.
Tё bindur se vetёm duke iu qasur me guxim, objektivitet shkencor dhe empathi tё shkuarёs, i shёrbejmё emancipimit tё shoqёrisё shqiptare,
Autoriteti për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit,
në bashkëpunim me
Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike,
Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, dhe
Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit
ju ftojnë të paraqesni propozimet për prezantime për konferencën “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”, e cila do të mbahet më 31 tetor 2018 në Tiranë.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar “, në mbështetje të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Projekti mbështetet nga UNDP Shqipëri dhe Qeveria e Italisë.
Konferenca pёrqendrohet nё kёto tematika kryesore:
- Analizë mbi totalitarizmin dhe aplikimin e tij në Evropën Lindore dhe Shqipëri
- Raporti i historisё dhe kujtesёs pёr tё shkuarёn komuniste nё Shqipёri.
- Njё vёshtrim krahasimor ndёrmjet komunizmit shqiptar dhe atij nё vendet e tjera tё Evropёs Qendrore dhe Lindore.
- Figura e “armikut tё popullit” nё botёkuptimin komunist shqiptar.
- Faji individual, ndёshkimi kolektiv: analizё mbi sistemin e internim/dёbimeve nё Shqipёri.
- Tipologjia e kampeve dhe zonave tё internimit.
- Jeta e pёrditshme dhe raportet njerёzore nё kampet dhe nё zonat e internimit.
- Kampet e rrethuara me tela me gjemba; Berati, Kruja, Tepelena, Porto-Palermo etj.
- Reflektim mbi arsyet e pёrdorimit tё punёs sё detyruar nё burgje, kampet dhe zonat e internimit nё Shqipёri.
- Të huajt në kampet shqiptare: robërit e luftës, ushtarët grekë, italinët, etj. .
- Statistika nga produkti i përftuar për shoqërinë shqiptare nga përdorimi i punës së detyruar
- Kujtesa kolektive mbi kampet e internim/dёbimeve dhe tё shkuarёn komuniste nё Shqipёri.
Abstraktet duhet të përmbajnë 250-300 fjalë dhe të paraqiten jo më vonë se data 7 qershor 2018 në adresën:
info@ishperndjekurit.gov.al gov.al
Pjesëmarrësit do të njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 30 qershor 2018.
Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm në Qendrën e Përkujtimores Bautzen, Gjermani
Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm në Poloni
Vizita e Drejtori i Përgjithshëm ne Poloni.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Ish të Përndjekurve Politikë, me ftesë të Institute of National Remembrance udhetoi drejt Varshaves, në Poloni për nje vizitë pune. Respektivisht në datat 23 – 26 Qershor. Kjo vizitë pati si qëllim marrjen e eksperiencës dhe asistencës së mundëshme të ofruar nga homologet polake. Intenerari i vizites ishte si më poshtë:
– Dt. 23 Qershor – takim në Varshave me perfaqësues të Institute of National Remembrance dhe prokurorin e institucionit z. Marcin Gołubiewicz.
– Dt. 24 Qershor – takim në Bialystok me Z. Zwolski në një site zhvarrimesh të viktimave të komunizmit.
– Dt. 25 – 26 Qershor, pjesemarrje në konferencën ndërkombëtare në Bialystok për gjetjen e të zhdukurve nga rregjimet totalitare (nazist/komunist).