Instituti Ish të përndjekurit politikë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

10-03-2015

MISIONI YNE

Filed under: — iipp @ 10:45 MD

Instituti Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë (IIPP) harton programet dhe zhvillon politikat e integrimit të ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist në jetën shoqërore të vendit në përputhje me programin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

IIPP-ja është institucion buxhetor që varet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR), me fonde që i shpërndan sipas aktivitetit dhe organikës.

IIPP-ja përpunon dhe trajton çështjet themelore që kanë të bëjnë me ish të përndjekurit politikë nga regjimi komunist, në bashkëpunim me shoqatat kombëtare të ish të përndjekurve politikë, që kanë shtrirje në të gjithë Shqipërinë.

Në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe me shoqatat e ish të përndjekurve politikë, merren masat e duhura dhe ndërtohen programe për realizimin e të gjitha të drejtave të ish të përndjekurve politikë nga regjimi komunist në zbatim të Ligjit nr. 7748 datë 29.07.1993, “Për Statusin e Ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë nga Sistemi Komunist”, që burojnë nga Ligji nr. 7514 datë 30.09.1991 “Për Pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, si dhe Ligji nr. 9831 datë 12.11.2007 “Për Dëmshpërblimin e Ish të Përndjekurve Politikë nga regjimi komunist”.

Powered by WordPress