ORGANIGRAMA

Projekt strukture me tabela EKZAKT

I. Sektori Ligjshmerisë dhe Statusit

Bën koordinimin e punëve si njësi e specializuar për problemet ligjore , në mënyrë që ligjet, vendimet apo urdhëresat e qeverisë të gjejnë zbatim praktik.

Përfaqëson IIPP-në si Person Juridik me autorizim me shkrim të Drejtorit në marrëdhëniet me të tretët për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve ligjore të paraqitura.

Jep konsulencë ligjore sektorëve të tjerë për problemet që dalin gjatë ushtrimit të punës së përditshme.

Përgjigjet për bazueshmërinë në ligj të projekteve të hartuara nga ana e institucionit në kuadrin e programeve rehabilituese dhe integruese në dobi të të përndjekurve politikë.

Trajton në çdo kohë të dhëna statistikore, për numrin e përgjithshëm të ish të përndjekurve sipas grupeve të përndjekjes, të sistemuara në dosje dhe bën kompjuterizimin e këtij informacioni.

Pajis personat e interesuar me status si dhe informon për vendimet e dëmshpërblimit që dalin nga Ministria e linjes se varësisë

Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtesise dhe u vjen në ndihmë përsonave të interesuar mbi gjëndjen e dosjes së tyre.

Bashkëpunon me Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimit tek Ministria e Financave, si dhe këshillon të gjithë përsonat për procesin e pagesave të kësteve të dëmshpërblimit.

Bashkëpunon me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe këshillon të gjithë përsonat në përllogaritjen e pensioneve sipas viteve të dënimit (burg B) ose të internimit (C).

Me autorizimin me shkrim të Drejtorit të IIPP-së përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët, pushtetin vendor dhe qëndror.

Administron të gjitha praktikat e mbyllura për dhënien e statusit të të përndjekurve politikë në arkivën e institucionit, konform Ligjit nr. 7726 datë 29.06.1993 “Për fondin arkivor kombëtar dhe për arkivat” si dhe akteve të tjera nënligjore për këtë qëllim.

Mbledh dhe përpunon kërkesat e të përndjekurve politikë dhe i jep zgjidhje atyre kërkesave të cilat janë brenda kompetencës së tyre.

II. Sektori i Financës dhe Shërbimeve

Objekt i këtij sektori është mbulimi i detyrave të përgjithshme në fushën e alokimit, monitorimit dhe kontrollit të fondeve buxhetore dhe jo buxhetore, duke u mbështetur në legjislacionin dhe rregullat përkatëse në fuqi.

Merr pjesë në hartimin e programeve ekonomiko-financiare, të iniciuara nga ana e institucionit dhe ndjek miratimin e tyre.

Administron fondet buxhetore të institucionit si dhe ndjek zbatimin e ligjshmërisë financiare dhe atë të mbajtjes së kontabilitetit.

Analizon kryerjen e shpenzimeve, nxjerr konkluzione, propozon masa në rastet e shkeljeve të disiplinës financiare dhe buxhetore, informon rregullisht titullarin e IIPP-së si dhe dërgon evidencat e miratuara për realizimin e buxhetit në Ministrinë e linjës.

Harton pasqyrat financiare vjetore të IIPP-së. Kryen analiza ekonomike-financiare për probleme të veçanta. Informon titullarin për problemet që dalin gjatë përgatitjes së këtyre pasqyrave.

Mban përgjegjësi për sistemimin dhe menaxhimin e personelit, të organizimit të strukturës dhe organikës, të zbatimit të përmirësimit të proçedurave. Përcakton përdorimin e paisjeve teknike të IIPP-së si dhe mbarëvajtjen e shërbimeve të ndryshme brënda institucionit.

Përgatit dhe pasqyron dosjen për çdo punonjës të IIPP-së duke cilësuar në to përshkrimin, vlerësimet e punës dhe kualifikimet për secilin prej tyre. Ndjek në vazhdimësi të gjitha lëvizjet e personelit të azhornuara në dosjen e personelit, librin themeltar e librezën e punës, duke pasqyruar në të, vjetërsinë e secilit punonjës..

Në bashkëpunim me sektorët e tjerë, merr parasysh kërkesat e nëpunësve, harton planin e pushimeve vjetore dhe pas miratimit të titullarit ndjek zbatimin e tij.

Organizon punën për përgatitjen e udhëzimeve dhe rregulloreve për përgatitjen e personelit.

Është Autoritet Përgjegjës për parandalimin e konfliktit të Interesave në institucion.

Ruan dhe mirëmban vulën me anë të specialistit të arkiv-protokollit dhe dokumentat e depozituara në protokoll konform akteve ligjore në fuqi.

III .Sektori i Çështjeve Sociale dhe Koordinimit të Projekteve.

Bën studimin e kerkesave imediate dhe harton shkresat e nevojshme për çështje të rëndësishme si punësimin, shkollimin, kualifikimin, mbrojtjen në punë, rehabilitimin kulturor e shëndetësor të ish të përndjekurve politikë, duke paraqitur propozime konkrete për zgjidhjen e tyre.

Evidenton dhe pasqyron problemet e ish të përndjekurve duke ndihmuar në zgjidhjen e tyre sipas ligjeve e udhëzimeve në fuqi .

Angazhohet në përgatitjen e raportit për gjëndjen e ish të përndjekurve politikë, strategjisë së planit kombëtar të veprimit e të dokumentave të tjerë që lidhen me politikat e integrimit të tyre në jetën sociale.

Organizon aktivitete të ndryshme për rehabilitimin dhe lartësimin e vlerave morale, shoqërore dhe politike të kësaj shtrese.

Bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve për të gjitha problemet që hasen në lidhje me të drejtat e studimit në sistemin Bachelor dhe master si dhe ndjek hap pas hapi procesin në lidhje me tarifat e studimit për fëmijët e ish të përndjekurve politikë në sistemin Bachelor e Master.

Operon me kompanitë publike për kontributin e tyre në funksionimin e IIPP-se.

Angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë për mbledhjen e të ardhurave dytësore pranë IIPP-së.

Përgjigjet për çdo informacion tjetër të kërkuar brënda afateve të përcaktuara

IV .Sektori i Gjetjes së të Zhdukurve nga Krimet e Komunizmit

Ky sector ndjek, monitoron dhe verifikon procesin e kërkimit dhe zhvarrosjes së viktimave të ish të përndjekurve politikë duke bashkëpunuar me institucionet e tjera përgjegjëse. Mbledh dëshmi reale nga të mbijetuarit e diktaturës komuniste për ekzekutimet me ose pa gjyq, të vdekur në burgjet e diktaturës, të vrarë në hetuesi ose spitale psikiatrike, të groposur në varre kolektive si dhe të vrarë në kufi në tentativë arratisjeje gjatë periudhës 29/11/1944 – 01/10/1991.

Akumulon dokumenta arkivore e dëshmi reale, audiovizive dhe materiale të të mbijetuarve nga diktatura. Krijon një database sa më të plotë mbi të zhdukurit, të ekzekutuarit dhe të vdekurit në burgjet e komunizmit, kampet e internimit dhe qendrat e torturës duke bashkëpunuar për këtë qëllim edhe me dikasteret qëndrore dhe lokale.

Koordinon me organet ligjzbatuese qëndrore dhe lokale, institucionet që kanë arkiva për gjetjen e të zhdukurve.

Koordinon dhe bashkëpunon me institucione të huaja të specializuara në funksion të marrjes së ndihmës tekniko ligjore për procesin e zhvarrimit dhe identifikimit të kufomave.

Koordinon dhe aplikon për grante në projekte të ndryshme në organizmat dhe donator të huaj për thithjen e fondeve financiare për procesin e zhvarrimit dhe identifikimit të kufomave.