Njoftim

Instituti i Integrimit ish te Perndjekurve Politike, njofton te gjithe te interesuarit se ka nisur procedurat ligjore per studimin e tregut per gjetjen e ambienteve (zyrave) me qira, per ushtrimin e veprimtarise se punes, per vitin 2023.
Sa me siper, jane te lutur te gjithe operatoret ekonomik te interesuar te sjellin prane ambienteve aktuale te IIPP, oferta ekonomike, ne forme shkresore, te cilet duhet paraprakisht te permbushin kriteret si me poshte vijon:

  1. Ambienti me qira të jetë afër me zyrat ekzistuese të IIPP-së në mënyrë që të jetë i aksesueshëm lehtësisht nga komuniteti i të përndjekurve politikë (brenda unazës aktuale të Tiranës).
  2. Të jetë afër me Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimit, Ministria e Financave për shkak të bashkëpunimit që IIPP ka me këtë Drejtori.
  3. Të ketë ambiente të mjaftueshme për ofrimin e të gjitha shërbimeve që ofron IIPP-ja.
  4. Ambientet duhet të jenë të lira para datës 1 Janar 2024.
  5. Sipërfaqja e kërkuar të jetë afërsisht 200 -300 m2.

Ky njoftim eshte i vlefshem deri ne daten 20.12.2023.