KRYEFAQE

Ne marrim përsipër t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit njëzetëvjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit të tyre. Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit dhe moshës aktuale të ish të përndjekurve. Do të ketë një vlerësim transparent të detyrimeve ndaj ish të përndjekurve. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë Statusin e ish të Përndjekurit. Të gjitha shërbimet publike për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti. Ne do të ngremë një institucion evropian të kujtesës historike që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshme për publikun historinë e persekutimit nën regjimin komunist.
Partenere