Thirrje për projekt–propozime për data historike dhe projekte sociale për të përndjekurit politik:

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

Përkujtim i datave historike dhe nisma sociale për ish–të përndjekurit politik

Instituti i Integrimit të ish të Përdnjekurve Politikë shpall thirrjen për paraqitjen e projekt–propozimeve me fokus:
• Përkujtimin e datave dhe ngjarjeve historike të lidhura me persekutimin politik në Shqipëri;
• Nisma sociale, kulturore dhe edukative që promovojnë kujtesën historike dhe dinjitetin e ish–të përndjekurve politik dhe familjeve të tyre.

Qëllimi i thirrjes

Kjo thirrje synon të:
• Ruajë kujtesën historike mbi periudhën e diktaturës dhe vuajtjet e të përndjekurve politik;
• Nxisë ndërgjegjësimin qytetar dhe edukimin e brezave të rinj mbi lirinë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë;
• Forcojë përfshirjen sociale dhe integrimin e ish–të përndjekurve politik dhe pasardhësve të tyre;
• Mbështesë projekte që kontribuojnë në kulturën e kujtesës, solidaritetit dhe respektit për viktimat e regjimit totalitar.

Prioritetet e financimit

Projekt–propozimet mund të përfshijnë:
• Aktivite përkujtimore (konferenca, ekspozita, botime, dokumentarë, muze virtuale etj.);
• Projekte edukative (punësim sezonal për të rinjtë, kurse, konkurse krijuese etj.);
• Iniciativa sociale dhe kulturore (ndërveprim brezash, rrëfime personale, aktivitete përkujtimore dhe artistike etj);
• Digitalizimin ose arkivimin e kujtimeve dhe dokumenteve historike.

Kush mund të aplikojë?
• Organizata të shoqërisë civile;
• Shoqata të ish–të përndjekurve politik;
• Institucione arsimore, kulturore ose kërkimore;
• Grupe të rinjsh apo iniciativë qytetare me fokus shoqëror.

Kritere përzgjedhjeje
• Relevanca me temën dhe qëllimin e thirrjes;
• Qartësia dhe realizueshmëria e projektit;
• Ndikimi i pritshëm tek komuniteti dhe ruajtja e kujtesës;
• Qëndrueshmëria dhe potenciali për vazhdimësi.

Si të aplikoni

Propozimet duhet të dorëzohen në adresën info@ishperndjekurit.gov.al ose në adresën Rr. Nikolla Tupe, Pallati nr.27 Kati 4.