Në zbatim të ligjit nr. 9936, date 26.06.2008”, “Për menaxhiminn e Sistemit Buxhetor  në Republikën e Shqipërisë “, të ndryshuar, ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimint”në shkresat zyrtare me Ministrinë e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Ekonomisë Kulturës e Inovacionit  si dhe në rregulloren  e brendshme të Institutit të Integrimit ish të Perndjekurve Politik shpall njoftimin  për marjen me qira të një ambjenti për zyra.

Të dhënat e përgjithshme:

Qëllimi i qirasë: Ambjent për zyra për nevojat e institucionit.

Sipërfaqja e kërkuar: 260 -300 m2 në bazë të normave të eurokodit për ambjente zyre.

Vendndodhja e preferuar: Brenda unazës se vogël Tirane , afër me zyrat aktuale të IIPP-së

Kategoria e godines: Objekt me kushte teknike të përshtatshme për zyra dhe lehtësisht e aksesueshme

Kushte që duhet të plotesojë ambjenti :

  1. Të jetë në gjëndje të mire dhe funksionale për zyra.
  2. Të plotesojë kushtet e sigurisë dhe higjenës në punë.
  3. Preferohet ambjent me ndarje ose i përshtatshëm për ndarje.

Dokumentacioni që duhet të paraqitet nga të interesuarit

  1. Kërkesë e ofertuesit për pjesëmarrje në konkurrim.
  1. Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës të vërtetuar me çertifikatë pronësie, lëshuar nga ASHK-ja, shoqëruar me kartelën e pasurisë, hartën treguese të pronës dhe Gent-planin.
  1. Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekor apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja.
  1. Vërtetim nga OSHE-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit të energjisë elektrike.
  1. Vërtetim nga UKT-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit nga ujësjellës-kanalizimet.
  1. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, se nuk ka proçes penal, civil apo administrativ ndaj adminitratorit / pronarit të këtij objekti;
  1. Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe keto dokumenta:
  • NIPT/NUIS, certifikata e regjistrimit dhe Ekstrat Historik i regjistrimit të subjektit që

vërteton se ka status aktiv.

  • Vërtetim nga tatim-taksat që nuk ka detyrime të pashlyera.
  • Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-Sigurime.
  • Vërtetim nga institucionet përkatëse që subjekti apo përfaqësuesi ligjor i tij nuk është në ndjekje penale si dhe nuk është në proces gjyqësor në lidhje me aktivitetin.
  • Në ofertën e tij subjekti i interesuar, duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit.
  1. Vetëdeklarim që ofertuesi nuk është në konflikt interesi me IIPP.
  1. Vetëdeklarim për plotësimin e të gjitha kritereve ligjore dhe kërkesave specifike të ambienteve që kërkohen nga IIPP.
  1. Kopje ID e titullarit të pronës/ambienteve.
  1. Vërtetim të numrit të llogarisë bankare në një nga bankat e nivelit të dytë në RSH.
  1. Ofertë me shkrim e çmimit të qirasë së ambienteve në muaj (veç kërkesave të tjera, oferta të jetë e nënshkruar nga administratori ose pronari i ambientit dhe të përmbajë të dhënat, sipas tabelës më poshtë).
Ambient me qera
Nr. Emri dhe NIPT-i i subjektit Përshkrimi Sasi Sip. totale në m2 Çmimi pa TVSH (në lekë) Çmimi me TVSH (në lekë)

   

  1. Ambientet duhet te jenë bosh dhe të lira, dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 5 (pesë) ditëve pune nga njoftimi për lidhje kontrate .
  1. Afati i kontratës së qiradhënies të jetë jo më pak se një vit me të drejtë rinovimi. Në çdo rast pala qiramarëse do të ruajë të drejtën për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së qirasë, duke lajmëruar qiradhënësin 1(nje) muaj përpara me nje njoftim me shkrim.
  1. Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike, ujit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga IIPP

Paraqitja e dokumentave dhe ofertës së qirasë së ambienteve:

  1. Dorëzimi i dokumentave dhe ofertës ekonomike duhet të bëhet brenda datës 10.06.2025, ora 14:00, me postë ose dorazi pranë Institutit te Integrimit ish te Perndjekurve Politik, në adresën: Nikolla Tupe, Pall.nr.27, kati 4 banim Tiranë.
  1. Për çdo komunikim apo sqarim, ofertuesit mund të shkruajnë në adresën elektronike: info@ishperndjekurit.gov.al.
  1. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.