HISTORIKU

HISTORIKU I INSTITUCIONEVE QË PËRFAQËSOJNË ISH TË DËNUARIT DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKË NGA REGJIMI KOMUNIST

Qeveria për kompensimin dhe rehabilitimin e të gjithë personave që janë akuzuar padrejtësisht, për shkeljet e cituara me lartë, për të siguruar me përparësi, ndihmën materiale dhe morale dhe për integrimin plotësisht në shoqerinë demokratike, të shtresës së ish të përndjekurve politikë, u bë i domosdoshëm , krijimi i një Institucioni Qendror Shtetëror.

Ky Institucion, do të punonte në bazë të një organike të aprovuar nga Këshilli i Ministrave dhe do të zbatonte Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërise dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave, për të ushtruar të drejtat e tyre civile, nëpërmjet rrugëve ligjore, si bazë e rivendosjes së një shoqërie të lirë dhe demokratike.

  1. Nga fundi i vitit 1991 deri 1993, në varësi të Këshillit të Ministrave dhe pak më vonë , brenda kësaj periudhe, në varësi të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, filloi punë, një Sektor me disa specialistë. Me daljen e akteve ligjore, nënligjore dhe vendimeve, që rregullojnë fushën e veprimtarisë së këtij institucioni dhe sidomos me dalje e:
  • Ligjit nr.7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, me gjithë ndryshimet e bëra të këtij ligji, u pa e domosdoshme shtimi i numrit të specialistëve në qendër dhe në të gjithë rrethet e vendit.
  1. Nga janari i vitit 1993 deri në dhjetor të 1994, u krijua dhe funksionoi Komiteti i ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë. Në këtë periudhë u miratua:
  • Ligji Nr.7748 date 29.07.1993 “ Për Statusin e ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë nga Sistemi Komunist” dhe
  • Vendimi Nr. 184 date 04.05.1994 “Për dhënien e Kompensimit Pasuror ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë nga Sistemi Komunist”.

Në të gjithë rrethet dhe prefekturat e vendit, me gjithë Drejtoritë Qendrore, punonin rreth 120 specialistë. Gjate kesaj periudhe u bë një punë mjaft voluminoze, në grumbullimin e dokumentacioneve të kësaj shtrese, për Dhënien e Statusit dhe Kompensimin pasuror.

  1. Janar 1995 deri në dhjetor 1997, nga Komitet i të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë në varësi të Këshillit të Ministrave, u bë Drejtori e Përgjithshme në varësi të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Në këtë kohë, përfunduan të gjitha vendimet për Dhënien e Statusit dhe vazhdoi marrja e kompensimit pasuror e ish të përndjekurve, të ndarë sipas grupeve të statusit.

Mënyra e kompensimit pasuror e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, në zbatim të Ligjit Nr.7748, datë 29.07.1993, u bë kryesisht me Letra me Vlerë dhe një pjesë e vogël do të kompesohej me para në dorë.

  1. Janar 1998 e në vazhdim , institucioni ynë nga varësia e Kryeministrisë , kaloi në varësi të Ministrisë së Drejtësisëdhe qe nga 1 Janari I vitit 2014 e ne vazhdim eshte ne varesi te Ministrise Mireqenies Sociale dhe Rinise.

Ligji bazë më i rëndësishëm është:

Ligji Nr.9831 datë 12.11.2007, “Për Dëmshpërblimin e ish të Dënuarve Politikë të regjimit komunist”, ndryshuar me Ligjin Nr.10111 datë 02.04.2009.

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i përfituesve dhe proçedurat e përfitimit të shpërblimit financiar, për gjithë dënimet e padrejta nga regjimi komunist.

Qëllimi i këtij Ligji, është dhënia e dëmshpërblimit financiar nga shteti shqiptar, për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, për familjarët e viktimave të ekzekutuara dhe personat e internuar ose të dëbuar në kampe, si një angazhim i shtetit demokratik në dënimin e krimeve të regjimit totalitar komunist dhe garantimin për ta, të një jete më të mirë.

Në këtë periudhë, struktura e drejtorisë, përbëhet nga 24 punonjës në qendër, kurse specialistët e rretheve u shkurtuan.