DREJTORI I PERGJITHSHEM

Office-Customer-Male-Light-icon

Bilal Kola
Curriculum Vitae

Drejtori i Përgjithshëm

Drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e IIPP-së.

Përfaqëson IIPP-në nё të gjitha marrëdhëniet juridike dhe administrative me të tretët.
Nënshkruan kontrata apo marrëveshje që IIPP-ja mund të lidhë drejtpërdrejt me institucione të tjera me qëllim arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tij pasi të ketë siguruar më parë financimet.
Siguron mbikqyrjen dhe administrimin e fondeve që IIPP-ja i akordon shoqatave të ish të përndjekurve politikë për aktivitetin e tyre.
Ngre Komisione për shpërndarjen e fondit të 1% si dhe harton me një rregullore të brendshme shpërndarjen e tij.
Emëron dhe liron nga detyra punonjesit e institucionit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përcakton objektivat dhe përparësitë, harton planet e punës tre mujore apo një vjeçare.
Monitoron gjithe procesin per gjetjen e te zhdukurve nga krimet e komunizmit