Categories
Lajme

Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, Veliaj: “Mbajtëm premtimin”

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot propozimet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për ndryshimin e ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”, duke i dhënë përparësi dëmshpërblimit të të dënuarve politikë që janë ende gjallë. Këto ndryshime përmbushin edhe një nga premtimet e Qeverisë Shqiptare për shtresën e ish të përndjekurve politikë, që lidhet me dëmshpërblimin financiar të tyre.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, deklaroi në komision se projektligji është pjesë e një plani të gjerë veprimi të ndërmarrë nga MMSR, që përfshin rishikimin e të gjithë kuadrit ligjor në mbështetje të kësaj shtrese, ngritjen e Zyrës së të Zhdukurve, një plan të gjerë veprimi të memories historike, si dhe shërbime lehtësuese të tjera dhe shndërrimin e Institutit të Ish të Përndjekurve Politikë në një institucion vërtet dinamik dhe në shërbim të kësaj shtrese.

“24 vjet që nga rënia e komunizmit, ish të përndjekurit politikë kanë përfituar vetëm 20% të vlerës së dëmshpërblimit për vitet e burgut dhe vuajtjes së përjetuar nën regjimin komunist. Që nga ajo kohë, duhet të theksojmë me trishtim se vetëm një në gjashtë të përndjekur ka mbetur gjallë dhe vetëm në tre muajt e fundit janë ndarë nga jeta më shumë se 200 prej tyre”, u shpreh z. Veliaj.

Ai vuri në dukje se risia kryesore e projektligjit është ndarja e fondit të dëmshpërblimit në dispozicion, në një raport prej 70% për të gjithë subjektet përfituese parësore dhe 30% për trashëgimtarët e ish të dënuarve që nuk bëjnë pjesë në kategoritë parësore. “Në takimet e rregullta që kam bërë me ish të përndjekur në zyrën time apo gjatë takimeve për ndarjen e kësteve të dëmshperblimit viheshe dhe përpara faktit të trishtë që, ndërsa një qytetar si Gjelosh Biku 92 vjeç nuk kish marrë asnjë këst dëmshpërblimi, spekulantë ordinerë të cilët nuk kishin bërë vetë asnjë ditë burg, kishin përfituar tashmë me dy këste dëmshpërblim”, tha z. Veliaj, duke shtuar se me ndryshimet e propozuara nga MMSR përfitojnë njerëz si Gjelosh Biku, që nuk kanë marrë asnjë qindarkë prej 24 vitesh.

Projektligji përcakton gjithashtu edhe radhën e shpërndarjes së dëmshpërblimit për subjektet përfituese të kategorive parësore, për të njëjtin këst. Kështu, ky dëmshpërblim do të shpërndahet duke filluar nga:

– ish të dënuarat politike femra që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;

– ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji;

– ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;

– ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës, kanë pasardhës së radhës së parë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

– ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

– ish të dënuarit politikë që jetojnë në momomentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji.

Megjithatë, sipas ministrit Veliaj, “borxhi që shteti dhe shoqëria jonë ka ndaj kësaj shtrese nuk mund të matet e as të paguhet në vlera monetare. Por, ndërmarrja e këtyre veprimeve është një borxh që në fjalët e Musine Kokalarit, shoqëria jonë i ka të gjithë atyre individëve që në respektim të ndërgjegjes së tyre, zgjodhën që ta donin këtë vend dhe përparimin e tij, dhe që u ndëshkuan vetëm për bindjet e tyre”.

Propozimet për ndryshimin e ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë” u miratuan në parim edhe nga Komisioni Parlamentar i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

Fjala e Ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinise, z. Erion Veliaj, ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise dhe Financave

Te nderuar deputete, ju faleminderit per mundesine per te paraqitur perpara jush shkurtimisht arsyet qe cuan MMSR, ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise dhe Ministrine e Financave, te draft ndryshimeve ne Ligjin per Demshperblimin e Ish te Perndjekurve Politike.

Ky projektligj sot eshte pjese e nje plani te gjere veprimi te ndermarre nga MMSR, me qellim sjelljen e nje qasje te re drejt trajtimit te ish te perndjekurve politik, pjese e nje perpjekje te sinqerte per te bere nje ndarje nga perdorimi utilitar dhe i shemtuar 24 vjeçar te kesaj shtrese, e cila jo vetem nuk çoi ne rehabilitimin dhe integrimin e ish te perndjekurve politike, por as ne njohjen, denimin dhe distancimin e krimeve te komunizmit nga shoqeria jone.

Ky plan veprimi i Ministrise perfshin rishikimin e te gjithe kuadrit ligjor ne mbeshtetje te kesaj shtrese, ngritjen e Zyres se te Zhdukurve, nje plan te gjere veprimi te memories historike, si dhe sherbime lehtesuese te tjera dhe transformimin e Institutit te Ish te Perndjekurve Politike nga nje institucion qe i vetmi sherbim qe ofronte deri me sot ishin vendet e punes per personat qe punonin aty, ne nje institucion vertet dinamik dhe ne sherbim te kesaj shtrese.

Ndryshimet qe sjellim sot megjithate ne Kuvend kane nje qellim te vetem, te sigurojme permbushjen e detyrimit kushtetues per demshperblimin e ish te perndjekurve politike per te gjithe ata ish te perndjekur qe jane gjalle, ne nje kohe sa me te shkurter.

24 vjet qe nga renia e komunizmit, ish te perndjekurit politike kane perfituar vetem 20% te vleres se demshperblimit per vitet e burgut dhe vuajtjes se perjetuar nen regjimin komunist.

Qe nga ajo kohe, duhet te theksojme me trishtim qe vetem nje ne gjashte te perndjekur ka mbetur gjalle dhe vetem ne tre muajt e fundit jane ndare nga jeta me shume se 200 prej tyre.

Pa vene gishtin ndaj askujt, pervec atyre qe ndergjegja e tyre i denon, gjate takimeve te rregullta qe kam bere me ish te perndjekur ne zyren time apo gjate takimeve per ndarjen e kesteve te demshperblimit viheshe dhe perpara faktit te trishte qe, ndersa nje qytetare si Gjelosh Biku 92 vjeç nuk kish marre asnje kest demshperblimi, spekulante ordinere te cilet nuk kishin bere vete asnje dite burg, kishin perfituar tashme me dy keste demshperblim.

Nga ky ligj do te mund te perfitojne direkt:

Ish te denuar politike gjallë[1] Sasia
Te denuar burra mbi 75 vjec 1,284
Femra mbi 75 vjeç 68
Te denuar Burra nën 75 vjeç 1,470
Femra nën 75 vjeç 49
Përfitues gjithsej 2,754
Femra gjithsej 117

Risia kryesore e projektligjit është  ndarja e fondit të dëmshpërblimit në dispozicion, në një raport prej 70% për të gjithë subjektet përfituese parësore dhe 30 % për trashëgimtarët e ish të dënuarve që nuk bëjnë pjesë në kategoritë parësore.

Projektligji përcakton gjithashtu edhe radhën e shpërndarjes së dëmshpërblimit për subjektet përfituese të kategorive parësore, për të njëjtin këst. Kështu, ky dëmshpërblim do të shpërndahet duke filluar nga:

ish të dënuarat politike femra që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;

ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji;

ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;

ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës, kanë pasardhës së radhës së parë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

ish të dënuarit politikë që jetojnë në momomentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji.

Shume shpejt MMSR do te sjelle ne Kuvend edhe ndryshime te tjera ligjore qe synojne te sigurojne qe asnje ish i perndjekur politik te mos humbase te drejten e tij per demshperblim per shkak te procedurave apo subjektivitetit te veprimit te burokracise shteterore.

Me lejoni qe ne fund te theksoj, se borxhi qe shteti dhe shoqeria jone ka ndaj kesaj shtrese nuk mund te matet as te paguhet ne vlera monetare. Por ndermarrja e ketyre veprimeve eshte nje borxh qe ne fjalet e Musine Kokalarit, shoqeria jone i ka te gjithe atyre individeve qe ne rrespektim te ndergjegjes se tyre, zgjodhen qe ta donin kete vend dhe perparimin e tij, dhe qe u ndeshkuan vetem per bindjet e tyre.

Ju Faleminderit!